Friday, 21. August 2026
Sport

Gjermania me rekord të ri golash, Brazili rrezikon të humbasë edhe një tjetër këtë sezon

GS 15/06/2026 2 Min. Lesezeit

Rezultati 7-1 i “Houston Stadium” ishte i njëjti si ai i regjistruar në “Mineirão” të Belo Horizonte. Në takimin e djeshëm Kuraçao humbi një ndeshje grupi ndërsa Brazili, i cili ka kujtime të hidhura nga ajo që ndodhi në 2014, humbi rekordin e golave të shënur.

Që prej ditës së djeshme Gjermania ka mundur që të kalojë për herë të parë në majën e skuadrave, të cilat kanë shënuar më shumë gola në finalet e Botërorëve. Falë goleadës në Teksas, Gjermania ka arritur që të shënojë plot 239 gola ndërsa në vendin e dytë gjendet Brazili me 238. Ekipi i tretë për nga sasia e golave të shënuar në finalet e Botërorëve është Argjentina, e cila qëndron e distancuar me 152 gola. Listën me pesë ekipet më të mira në këtë aspekt e mbyllin Franca dhe Italia, të cilat respektivisht kanë shënuar 136 dhe 128 gola.

Për Brazilin ky mund të mos jetë rekordi i vetëm që humb në këtë Kupë Bote. Pesë herë kampionët e këtij trofeu kanë mundur që të shënojnë 238 golat falë 85 lojtarëve të ndryshëm ndërsa Gjermania ka arritur shifrën e lartpërmendur falë 84 lojtarëve të ndryshëm. Përballë Kuraçaos shënuan gol për herë të parë në Botëror Nmecha, Musiala, Broën dhe Undav. A.V.

Teilen: