Sunday, 26. April 2026
Futboll

Gjermania në telashe! Pas Gnabry, një tjetër sulmues rrezikon Botërorin

GS 26/04/2026 1 Min. Lesezeit

Kai Havertz duket se do të jetë mungesa e radhës në kombëtaren gjermane për Kupën e Botës.

Pas dëmtimit shokues të Serge Gnabry, sulmuesi i Arsenalit duket se nuk do t’ia dalë për të qenë gati para turneut më të madh të futbollit botëror.

Gjermani u dëmtua dje në minutën e 32-të të ndeshjes së Arsenalit me Newcastle United, kur u rrëzua në fushë dhe kërkoi menjëherë ndihmën mjekësore.

Pritet një konfirmim zyrtar, por Havertz raportohet se ka një dëmtim serioz në ije.

Teilen: