Në një finale dramatike të EuroBasket 2025, Gjermania arriti një përmbysje të madhe për ta mposhtur Turqinë me rezultat përfundimtar 83:88 (22:24, 24:16, 21:26, 16:22).
Përkundër faktit që ishte në disavantazh pas pjesës së parë, kombëtarja gjermane nuk u dorëzua dhe arriti ta kthejë ndeshjen në pjesën e dytë, duke treguar vendosmëri dhe efikasitet.
Finalja ishte shumë e luftuar nga fillimi deri në fund. Gjermania e nisi më mirë çerekun e parë, të cilin e mbylli me dy pikë epërsi (22:24). Turqia reagoi fuqishëm në çerekun e dytë, duke përmbysur rezultatin dhe duke shkuar në pushim me gjashtë pikë epërsi (46:40).
Në pjesën e dytë, gjermanët gradualisht rikthyen kontrollin e lojës. Çereku i tretë u mbyll 21:26 në favor të tyre, duke ngushtuar diferencën në vetëm një pikë. Në çerekun e katërt, ata e kompletuan përmbysjen dhe siguruan fitoren me një paraqitje solide.
Lojtari më i mirë i finales për Gjermaninë ishte Isaac Bonga, i cili kontribuoi me 20 pikë, pesë topa të rikuperuar dhe tre asistime. Nga ana tjetër, për Turqinë shkëlqeu Alperen Sengun me 28 pikë, tre topa të rikuperuar dhe tri asistime, por paraqitja e tij nuk mjaftoi për triumf.
Sa i përket lojtarëve me origjinë shqiptare, Erxhan Osmani dhe Kenan Spahiu nuk patën ndikim të madh në lojë – Osmani realizoi vetëm dy pikë, ndërsa Spahiu tre. /ATVLIVE.TV