Pas ndeshjes së zhvilluar në Këln ku Gjermania mundi Irlandën e Veriut falë golave të Gnabry dhe Wirtz me shifrat 3-1, komisari teknik i kombëtares në fjalë kritikoi sitilin e lojës së ishullorëve, të cilët sipas tij nuk kishin një stil loje të bukur për tu parë.
Muaj më vonë erdhi përsëri dita që dy skuadrat të ndeshen edhe pse këtë radhë do të sfidojnë njëra-tjetrën në Belfast, ku vendasit mund të luajnë ndryshe shanset e tyre. Në konferencën e djeshme për shtyp Julian Nagelsmann tha se komenti i marrë si kritikë pas ndeshjes së parë ishte një keqkuptim.
“Në mos gaboj pas ndeshjes së parë kam thënë se ishte një ekip jo shumë i bukur për tu parë, por duhet të theksoni se kam thenë gjithashtu se arrijnë që të interpretojnë mjaft mirë atë stil loje. Ata luajnë me topa të gjatë dhe për skuadrat e tyre rivale është mjaft e rëndësishme që të luftojnë fort në topat e dytë dhe të tretë pasi ata janë të zotët në këto dyluftime”, tha komisari teknik i Gjermanisë.
“Ata kanë një mënyrë të veçantë të të luajturit futboll. Pësojnë shumë pak gola, por kirjojnë shumë shanse shënimi në goditjet standarde. Nëse ndonjë mendon se kjo që po them është mungesë respekti ndaj atyre, më vjen keq. Unë u kërkoj falje sepse nuk dëshiroj që të jem i paedukatë”, tha 38-vjeçari.