• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjermania – Turqia, finalja e madhe e Eurobasketit

12/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Me një paraqitje të jashtëzakonshme të basketbollistit shqiptar, Erxhan Osmani, Turqia e ka dominuar Greqinë dhe ka siguruar finalen në Eurobasket 2025.

Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, turqit shkelën Greqinë me rezultat për të kaluar në finale, atje ku të dielën, në Riga, do të luajë kundër Gjermanisë.

Turqit ishin mbizotërues që nga periudha e parë, duke pasur avantazh prej 10 pikëve, 26:16, me paraqitje monstruoze të Osmanit i cili i vetëm i realizoi 14 pikë për 10 minuta.

Avantazhi i turqve gjatë ndeshjes arriti deri në 31pikë, 61:92.

Erxhan Osmani i lindur në Bajram Curri të Tropojës zgjodhi ta përfaqësoj Turqinë, aty ku suksesshëm në kampionatin evropian u paraqit edhe Kenan Spahiu, basketbollisti i lindur në Prishtinë.

Osmani ndeshjen e mbylli me 28 pikë e 5 kërcime. Pikë dyshifrore te Turqia patën edhe Alparen Sengun (15 pk, 12 krc, 6 ast), Cedi Osman (17 pk, 3 ast) dhe Shane Larkin (14 pk, 4 ast).

Giannis Antetoukounmpo, ylli i Ligës NBA që luan për Greqinë, ndeshjen e mbylli me double-double prej 12 pikë e 12 kërcime.

Të dy kombëtaret finaliste, edhe Turqia por edhe Gjermania, arrijnë për të tretën herë në finale të Eurobasketit, me gjermanët që e kanë fituar një herë titullin e Evropës në vitin 1993, derisa Turqia asnjëherë.

Finalja e Eurobasket 2025, luhet të dielën në Riga të Letonisë, duke nisur nga ora 20:00.

Next Post

Lajm i rëndë për Real Madridin, ylli i ekipit për tre muaj jashtë fushës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.