• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjermaninë e refuzova prej Liverpool,

28/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Jurgen Klopp nuk është përmbajtur në një intervistë të dhënë për “Welt am Sonntag”. Trajneri i njohur gjerman, i cili pas eksperiencës në Liverpool bashkëpunon me Red Bull ku është emëruar si “Global Head of Soçer”, ka rrëfyer arsyen përse u largua nga puna e përditshme në fushë si dhe tregoi edhe shkaqet që qëndrojnë pas refuzimit të Kombëtares gjermane të futbollit.

“E adhuroj punën e trajnerit, por thejsht tani dua që të ndryshoj disi drejtim. Dua që të përjetoj një eksperiencë të re”, tha 58-vjeçari, i cili është kritikuar shumë pasi “akuzohet” se zgjedhja e tij është bërë duke u ndikuar nga shifra e madhe e parave që i ofroi Red Bull.

“Ata që gjykojnë zgjedhjen time mendoj se gabojnë rëndë. Nëse mendoni një sponsor hedh para në futboll vetëm për altruizëm apo se sporti është shumë i bukur gaboheni rëndë. Të gjithë shpenzojnë para pasi kështu i japin edhe më shumë vlerë kompanisë së tyre”, u përgjigj Klopp.

Mes të tjerash 58-vjeçari komentoi edhe vendimin që mori për të mos drejtuar kombëtaren gjermane të futbollit në 2023-ën kur Federata kërkonte pasuesin e Hansi Flick.

“Mund të kisha pranuar të bëhesha trajner i Gjermanisë, por nuk mu duke e drejtë dhe momenti i duhur për të lënë Liverpool pas atij sezoni të keq që zhvilluam. Për mua kishte shumë rëndësi mënyrën se si largohesha nga Liverpool”, tha Klopp.

Next Post

Gjermania kërkon të fitojë Europianin U-21 me dy shqiptarë si protagonistë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.