Skuadra nga Liga e Parë, KF Liria të dielën do të luaj me Ferizajn për ngjitje apo mbetje në Superligën e Kosovës. Ndeshja e barazhit zhvillohet të dielën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë nga ora 15:00.
Për ekipin prizrenas mesazhet inkurajuese ka nisur të vijnë nga një numër i madh i ish-lojtarëve, e njëri ndër ta është edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës dhe Mallorcas, Vedat Muriqi që ka dërguar mesazh motivues për lojtarët e Lirisë, shkruan Lajmi.net
“Përshëndetje për të gjithë. Në radhë të parë ju përgëzoj të gjithë juve, për suksesin deri më sot. Ka mbetur edhe një hap i vogël për të hyrë në Superligën e Kosovës, kështuqë unë ju urojë shumë suksese në ndeshjen e barazhit. Nuk kam aspak dyshim që do e kalojmë barazhin dhe do hyjmë në Superligën e Kosovës. Forca Liria!”, tha Muriqi.
Ndeshja e barazhit zhvillohet të dielën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë nga ora 15:00./Lajmi.net/