Grindje tifozësh, sharje, shaka, të gjitha janë pjesë e ndeshjeve të futbollit, por disa gjëra nuk duhet të ndodhin.
Sidomos, jo kur një djalë gjashtëvjeçar që ka vdekur nga kanceri përdoret për sharje dhe tallje.
Kjo është pikërisht ajo që kanë bërë dy tifozë të Sheffield kur përdorën një foto të një vogëlushi.
Fotoja e tyre shumë shpejt u bë virale në rrjetet sociale.
Two Sheffield Wednesday fans after they played Sunderland last night…
Ban them for life. pic.twitter.com/h2njiV5kt8
— george (@StokeyyG2) September 30, 2023
Të gjithë po i kërkojnë klubit që këta tifozë të ndalohet nga stadiumet përgjithmonë.
Edhe tifozët e Sheffield janë dakord për këtë, raportojnë mediat në Angli, shkruan Lajmi.net.
6-vjeçari Bradley Lowry vdiq në korrik 2017 pas një beteje të gjatë me kancerin.
Ai u diagnostikua me një formë të rrallë kanceri (neurobastomi) që sulmon qelizat e gjakut.
Pavarësisht problemeve të mëdha shëndetësore, ai ishte i rregullt në ndeshjet e Sunderlandit.
Ai u fitoi në zemrën e shumë njerëzve, veçanërisht sulmuesit të famshëm Jermain Defoe, i cili shpesh e çonte në fushë para dhe pas ndeshjeve. /Lajmi.net