Tuesday, 4. August 2026
Sport

Gjesti human i Messit, 80 mijë euro donacion për Sierra Oeste

GS 04/08/2026 1 Min. Lesezeit

Ylli argjentinas Lionel Messi ka dhuruar 80 mijë euro për të mbështetur rindërtimin e rajonit Sierra Oeste të Madridit, e cila u kaplua nga zjarri!

Gjesti i yllit argjentinas është vlerësuar nga presidentja e Komunitetit të Madridit, Isabel Diaz Ayuso, e cila e falënderoi publikisht futbollistin për solidaritetin e treguar.

“Dua ta falënderoj dhe t’i them se njerëzit e Madridit shpresojnë ta mirëpresin së shpejti dhe t’i japin duartrokitjet që i meriton”, deklaroi Ayuso.

Kontributi i Messit është mirëpritur si një ndihmë e rëndësishme për banorët e Sierra Oeste.

Teilen: