• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjesti i bukur i Rumanisë

03/07/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Përtej futbollit, ekziston edhe edukata e kultura. E këtë e ka shprehur më së miri kombëtarja e futbollit e Rumanisë. Pas eliminimit nga Holanda në Euro 2024, futbollistët e kombëtares rumune e kanë lënë dhomën e zhveshjes në Alianz Arena të pastër dhe të rregullt. Ata kanë nënshkruar edhe një notë falenderimi për Gjermaninë, vendin pritës të “Euro 2024”.

Rumania është eliminuar nga Holanda në fazën e 16-shes në Euro 2024, por kjo nuk e zbeh aspak rrugëtimin e suksesshëm të kësaj kombëtareje, kur dolën të parët e grupit, duke lënë pas Belgjikën e Sllovakinë. Por kjo kombëtare do të mbahet mend edhe për imazhin e mirë që la në këtë turne. Gjendja e dhomës së zhveshjes së kombëtares rumune në stadiumin e Mynihut, “Alianz Arena”, pas humbjes së pësuar nga holandezët, është bërë virale.

Çdo gjë është lënë në një rregull perfekt, pastërti absolute, si dhe një mesazh mirënjohjeje në rumanisht dhe gjermanisht. “UEFA EURO 2024 ishte një nga eksperiencat tona futbollistike më të rëndësishme në histori dhe jemi të kënaqur që ishim pjesë e ktij turneu që u zhvillua në Gjermani. Çdo emocion, ndeshje e eksperiencë na bashkoi rreth magjisë së futbollit.

Ishte një nder për ne të ishim pjesë e familjes së madhe të futbollit evropian. Falenderojmë të gjithë ata që na bënë të ndjehemi si në shtëpinë tonë” – shkruhej në letër. Një detaj ky që nuk ka kaluar pa u vënë re dhe që flet për mënyrën e kulturuar sportive të rumunëve për të pranuar humbjet.

 Vërtet lojtarët e kombëtares rumune nuk e mundën dot Holandën, por janë fitues të një arsye tjetër po aq të rëndësishme.

Next Post

Kush janë dy portierët e vetëm që ia kanë pritur penaltinë edhe Messit edhe Ronaldos

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.