Reprezentuesi i Kombëtares së Francës u kritikua për gjestin e tij skandaloz para fillimi të ndeshjes kundër Holandës në kualifikueset për Kampionatin Evropian.
Todibo u kap nga kamerat teksa qeshte gjatë momentit kur u mbajt një minut heshtje për nder të një mësuesi që humbi jetën gjatë një sulmi në një shkollë në Arras, përcjell lajmi.net.
Lojtarit të Nice iu duk qartë diçka qesharake në atë moment, ndaj shkaktoi zemërimin e publikut francez për sjelljen e tij të turpshme.
Todibo aktualisht luan për Nice. Këtë sezon, ai luajti shtatë ndeshje në Ligën 1 dhe regjistroi një asistim./Lajmi.net/
French football player Jean-Clair Todibo laughs during the minute of silence for the teacher whose throat was slit in Arras.pic.twitter.com/ZvOnhJIst7
— Visegrád 24 (@visegrad24) October 14, 2023