• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjesti provokativ dhe politik i Djokovic, reagon Federata e Tenisit e Kosovës

30/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata e Tenisit e Kosovës ka reaguar me anë të një deklarate zyrtare për media pas gjestit të shëmtuar politik të tenistit serb, Novak Djokovic, në French Open, gjatë ditës së hënë.

Tenisti serb që është vazhdimisht pjesë e skandaleve si brenda ashtu edhe jashtë fushë, ka bërë një gjest të shëmtuar.

Pas lojës me Aleksandar Kovacevic në French Open, ai i është drejtuar kamerës, duke bërë një shkrim.

“Kosova është zemra e Serbisë! Ndaleni dhunën”, është ajo që ka shkruar në gjuhën serbe Djokovic.

Kjo ka bërë që Federata e Tenisit e Kosovës të reagojë me anë të një komunikate zyrtare.

Komunikata zyrtare e Federatës së Tenisit të Kosovës

Komentet e bëra nga Novak Djokovic në fund të ndeshjes së Roland Garros ndaj Aleksandar Kovacevicit, deklaratat e tij në konferencën për shtyp pas ndeshjes dhe postimi i tij në Instagram përfaqësojnë një seri të thellë për keqardhje.

Novak Djokovic ishte tashmë autor i veprimeve të ngjashme në të kaluarën. Pavarësisht një mesazhi të përgjithshëm kundër dhunës, deklarata “Kosova është zemra e Serbisë” dhe deklaratat e mëtejshme pas ndeshjes, bërë nga një personazh i tillë publik, me rastin e një ngjarjeje mbarë botërorë si ajo French Open, rezultojnë drejtpërdrejt në ngritjen e nivelit të tensionit mes të dyjave shteteve, Serbisë dhe Kosovës.

Federata e Tenisit e Kosovës vazhdon të rekomandojë fuqishëm sportistët dhe njerëzit e sportit të punojnë për paqen dhe të përmbahen nga keqpërdorimi i pozicionit të tyre në sport për qëllime politike./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Arrihet marrëveshja, një tjetër lojtar i Chelseat i bashkohet AC Milanit në sezonin e ri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.