• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjeti rrjetën e 12-të në kampionat, kapiteni Lautaro: Mendoj “Këpucën e Artë”, për gola të tillë punoj me…

06/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lautaro Martinez duket i pandal shëm në këtë fillimsezoni. Kapiteni i Interit ka realizuar golin e tij të 12-të në 11 javët e para të Serisë A, duke qenë jo vetëm golashënuesi më i mirë i kampionatit deri më tani, por duke u pozicionuar edhe i treti ndër pesë kampionatet kryesore europiane, pas Kejnit (15) dhe Zhirasit (14). Një ritëm i tillë e afron gjithmonë e më shumë me “Këpucën e Artë” argjentinasin, i cili nuk e ka fshehur mendimin për të.

lautaro

“A mendoj për ‘Këpucën e Artë’? Sigurisht, është e rëndësishme, por unë mendoj fillimisht për Interin. Nëse nuk shënoj, përpiqem të ndihmoj me asiste dhe vrapim”, ishin fjalët e 26-vjeçarit për “DAZN” në fund të ndeshjes, kur analizoi fitoren dhe i dedikoi fitoren Pavarit.

NDESHJA DHE DEDIKIMI – Ashtu si ishte shprehur trajneri Inzagi në konferencën për shtyp, Interi duhet të dinte të vuante ndaj Atalantës dhe zikaltrit këtë bënë, diçka që e ka konfirmuar edhe Lautaro:

“Ne e dinim se po përballeshim me një ekip që nuk kishte pësuar gol në shtëpi dhe bëmë një pjesë të parë të mirë pas disa minutave jo në lartësinë e duhur. Megjithatë pas së njëzetës u pozicionuam mirë në fushë dhe e zhbllokuam rezultatin. Pastaj luajtëm me qetësi, duke ditur të vuajmë dhe duke marrë pikë shumë të rëndësishme për rrugëtimin tonë”.

Sulmuesi foli edhe për golin e realizuar dhe i pyetur nëse kishte punuar mbi goditjen tha: “Unë përpiqem të punoj dhe të rritem çdo ditë në çdo aspekt. Nuk e di nëse është goli im më i bukur, por mund të them që ne e provojmë çdo ditë në stërvitje me Çalhanoglunë dhe Mikhitarianin. Jam i lumtur, sepse fitoi Interi dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”.

Si një lider i vërtetë i grupit, “demi” ia kushtoi fitoren Benzhamë Pavarit, që la fushën i dëmtuar. “Këtë sukses ia dedikoj Pavarit. Ka mbërritur këtë vit dhe po na jep një ndihmë të madhe. Shpresoj se nuk ka asgjë serioze dhe shpresoj të jetë me ne së shpejti”.

Përgatiti: NISLI GJINI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Shënoi dhe ia dedikoi golin babait, Luis Diaz: Duam lirimin e tij, jemi të dëshpëruar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.