Friday, 13. February 2026
Sport

Gjigandi i Premier Ligës i bën “nder” Strakoshës, nis nga puna për të transferuar rivalin e shqiptarit

GS 21/05/2023 1 Min. Lesezeit

Çelsi prej kohësh është në kërkim të një portieri, pasi Kepa Arrizabalaga dhe Eduard Mendi nuk bindin më në kampin e “Bluve”. Emri i fundit që përflitet në Londër është ai i spanjollit David Raja.raja

Gardiani i Brentfordit ka dhënë paraqitje mjaft të mira këtë sezon, me shumë klube të mëdha në Premier Ligë që kanë shfaqur interes për të, si Totenhemi dhe Mançester Junajtid.

Por duket se Çelsi kërkon që të nisë menjëherë nga puna për të mposhtur konkurrencën me rivalët, ndërsa Raja nga ana tjetër ka refuzuar rinovimin me Brentfordin.

Ky është dhe një “nder” për gardianin e Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, i cili është zëvendësuesi i Rajas.

Nëse spanjolli shitet, atëherë 28-vjeçari kuqezi mund të tregojë vlerat për të bindur trajnerin Tomas Frank për ta aktivizuar si titullar sezonin e ardhshëm.

strakosha

PANORAMASPORT.AL


Teilen: