Friday, 13. February 2026
Moto GP

Gjilani barazon me Llapin, por siguron vendin në Evropë

GS 20/05/2023 1 Min. Lesezeit

Gjilani dhe Llapi kanë ndarë pikët në kuadër të xhiros së 35-të në Superligën e Kosovës.

Llapi ka barazuar 2-2 me Gjilanin, me këta të fundit që siguruan vendin e tretë dhe do të luajnë në Evropë.

  

Fillimisht në epërsi kaluan Llapi, me Trimor Selimit në minutën e 26′.

Me këtë gol u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa në të dytën u shënuan edhe tri gola të tjera.

Ishte minuta e 65′ e takimit, kur Mevlan Zeka i barazoi shifrat në 1-1.

Për përmbysjen e rezultati u përkujdes sërish Zeka, që shënoi në minutën e 80′ për 2-1.

Mirëpo, Llapi nuk u dorëzua deri në fund dhe ia doli të merrte një pikë nga penalltia e realizuar prej Alef Firminos në minutën e 88′.

Gjilani me këtë fitore e blindon pozitën e tretë për këtë sezon me 55 pikë, ndërsa Llapi ka rënë në vendin e shtatë me 43 sosh./Lajmi.net/

  


Teilen: