Tuesday, 26. May 2026
Sport

Gjilani gati për duelin e fundjavës ndaj Ballkanit

GS 15/02/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Gjilanit ka lënë prapa ndeshjen e fundit në garat e kupës dhe është e përqendruar masksimalisht në duelin e radhës kampional ndaj FC Ballkanit.

“Me ritëm të lartë dhe vetëbesim të besuarit e Ardian Nuhiut kanë realizuar edhe sesionin e fundit stërvitor para duelit të së dielës.

Gjithë grupi është në dispozicion, përjashto mbrojtësin Endri Reçi dhe mesfushorin Robert Rrahmani, të cilët po vazhdojnë me procesin e rikuperimit.

Mëngjesin e së shtunës ekipi ka zhvilluar provën e fundit gjenerale dhe është gati për testin e së dielës”, njofton SC Gjilani.

Teilen: