Saturday, 9. May 2026
Sport

Gjilani konfirmon largimin e Shabanit e Aragos

GS 01/08/2025 1 Min. Lesezeit

Futbollistët Kushtrim Shabani e Arago Jamal nuk janë më pjesë e skuadrës së Gjilanit.

Ekipi nga Superliga e Kosovës, të premten ka falënderuar të dy futbollistët për kontributin, si dhe u ka dëshiruar suksese në të ardhmen.

“Me mirënjohje të thellë dëshirojmë të falënderojmë Kushtrim Shabanin e Arago Jamal për kontributin e tyre të çmuar dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj klubit”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Në fakt, Shabani muaj më parë është larguar nga Gjilani dhe tashmë ka firmosur me skuadrën e Llapit, ndërsa Arago nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.

Mbrojtësi Arago u ribashkua me Gjilanin verën e shkuar, ndërsa në Kosovë ka luajtur edhe për Prishtinën e Dritën.

Teilen: