Thursday, 14. May 2026
Sport

Gjilani – Malisheva, hapin xhiron në Superligë

GS 06/05/2025 1 Min. Lesezeit

Sot, hapet xhiroja e 33-të e Superligës së Kosovës në futboll.

Gjilani – Malisheva,  është ndeshja e parë, e cila luhet sot dhe nis në orën 15:00.

Gjilani vlerësohet favorit bazuar në formën e treguar javët e fundit.

Gjilani është i pesti në tabelë me 45 pikë dhe në pesë ndeshjet e fundit në kampionat ka dy fitore, një barazim e dy humbje.

Ndërkohë, Malisheva që është e treta me 48 pikë nuk di për fitore në katër xhirot e fundit, ku ka marrë vetëm një pikë.

Xhiro vazhdon të mërkurën me duelet Dukagjini – Prishtina e Feronikeli ’74 – Suhareka kurse mbyllet të enjten me përballjet Llapi – Ferizaj dhe Ballkani – Drita.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 33-të, startojnë në orën 15:00.

Teilen: