Friday, 20. March 2026
Sport

Gjilani mbetet pa Egzon Sinanin

GS 30/07/2023 1 Min. Lesezeit

Edhe pse lajmi nuk është konfirmuar nga vetë klubi i Gjilanit, ky i fundit ka mbetur pa mbrojtësin Egzon Sinani.

Përmes një njoftimi në profilin e tij në “Facebook”, Egzon Sinani ka bërë të ditur se është larguar nga skuadra e Gjilanit, raporton lajmi.net.

29 vjeçari gjithashtu ka njoftuar se gjatë ditëve në vazhdim do të përditësojë për hapat e radhës në karrierën e tij.

Postimin e Sinanit në “Facebook” e gjeni më poshtë.

“Përshëndetje miq dhe dashamirë !

Me këtë shkrim dua të ju njoftoj që me përfundimin e garave Europiane ka përfunduar edhe kontrata ime me SC Gjilani, faleminderit të gjith atyre që na mbështetën në këtë rrugëtim e sidomos bashkëlojtarëve që sakrifikuan shumë për ta ngritur emrin e SC Gjilanit si në nivel vendi ashtu edhe në nivele Europiane.

Shumë shpejt do të ju informoj edhe për te rejat dhe hapat e radhës në vazhdimin e karierës time”, shkroi Sinani./Lajmi.net/

  


Teilen: