Sunday, 12. April 2026
Sport

Gjilani me pikë të plota nga Malisheva

GS 09/11/2025 1 Min. Lesezeit

Gjilani ka importuar tre pikë shumë të rëndësishme nga stadiumi “Liman Gegaj” në Malisheva.

Skuadra e Gjilanit me trajner Debatik Curri e mposhtën me rezultat 2:1 Malishevën, në ndeshjen e javës së 13-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Gjilani megjithatë ndezi motorët, shënoi dy herë në pjesën e parë duke iu falënderuar futbollistëve Senad Jaroviq (4’) e Blerind Morina (29′).

Për Malishevën shënoi Opeh (89’).

Gjilani është në vend të tetë me 15 pikë e Malisheva në të shtatin me 16 sosh.

Teilen: