• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjilani ndërron logon e klubit, ja domethënia

02/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skuadra e Gjilanit ka njoftuar përmes një komunikate për ndërrimin e logos së klubit.

Ri-brendimi i ri te Gjilani është bërë me një kujdes të veçantë për të ruajtur traditat dhe vlerat e klubit, ndërsa njëkohësisht përqafon një vizion modern dhe dinamik.

Një element i ri dhe i rëndësishëm është shtimi i një rrethi me ngjyrë ari, që simbolizon legjendat dhe figurat historike të klubit të Gjilanit.

Një tjetër përmirësim i dukshëm është përfshirja e ‘Skifterit’ si simbolin kryesor të klubit. Skifteri përfaqëson tifozët e zjarrtë, të cilët janë zemra dhe shpirti Gjilanit.

Topi klasik i futbollit është futur gjithashtu në logon e re për të theksuar vitin e krijimit të klubit. Ky element simbolik është një kujtesë e rëndësishme për rrënjët dhe traditat e Gjilanit, duke e lidhur të kaluarën me të ardhmen.

“Ri-brendimi i SC Gjilani është një hap i rëndësishëm për të forcuar identitetin tonë dhe për të ndërtuar një imazh që reflekton krenarinë dhe aspiratat tona. Me këtë logo të re, ne synojmë të ndërtojmë një lidhje më të fortë me tifozët tanë dhe të krijojmë një trashëgimi të qëndrueshme për brezat e ardhshëm”, shkruante në komunikatën e Gjilanit.

Next Post

Kompany injoron presionin te Bayern: Edhe te Anderlecht më duhej të fitoja gjithçka

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.