Sunday, 23. August 2026
Sport

Gjilani triumfon ndaj Llapit

GS 23/08/2026 1 Min. Lesezeit

Gjilani ka shënuar fitore 0–2 ndaj Llapit në ndeshjen e vetme të zhvilluar të dielën në kuadër të javës së dytë të Superligës së Kosovës.

Të dy golat e fitores u shënuan në pjesën e parë. O. Bilali zhbllokoi rezultatin në minutën e 19-të, ndërsa i njëjti futbollist realizoi edhe për 0–2 në minutën e 41-të.

Llapi tentoi të reagojë në pjesën e dytë, por nuk arriti të ndryshojë rezultatin, me Gjilanin që e menaxhoi epërsinë deri në fund.

Me këtë fitore, Gjilani merr tri pikë të rëndësishme në javën e dytë të kampionatit, ndërsa Llapi pëson humbjen e parë në këtë edicion.

Teilen: