Wednesday, 25. February 2026
Sport

Gjilanit i lëndohet Namani

GS 25/02/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Gjilanit ka mbetur për një kohë të pacaktuar pa mesfushorin Hamdi Namani.

Ekipi i Superligës, ka nijoftuar të mërkurën se Namani është lënduar në ndeshjen e fundit ndaj Prishtinës, të cilën Gjilani e fitoi 1:0.

“Sport Club Gjilani njofton se futbollisti Hamdi Namani ka pësuar një lëndim në regjionin e gjurit gjatë ndeshjes ndaj Prishtinës”, thuhet në komunikatë.

“Pas kontrolleve dhe ekzaminimeve mjekësore të kryera, është konfirmuar se Namani ka pësuar rupturë të ligamentit medial kolateral (MCL)”.

Si pasojë e këtij dëmtimi, Naman do të jetë në fazën e trajtimit dhe rikuperimit për një periudhë të caktuar kohore, sipas protokollit mjekësor.

Namani, javë më parë u huazua te Gjilani nga Prishtina deri në fund të sezonit.

Teilen: