• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjimshiti asist, Ismajli dëmtohet, fat krejt i ndryshëm për dy mbrojtësit e Kombëtares

11/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ishin sfida tepër të vështira. Dy nga mbrojtësit më të mirë të kombëtares shqiptare kaluan provime të vështirësisë së lartë në Serie A, përkatësisht në fushën e Milan dhe atë të Juventus.

Atalanta arriti një barazim të madh në Torino, dhe në shifrat 2-2 pati meritë edhe Berat Gjimshiti. Në një ndeshje të kampionatit italian, ku për “Bergamaskët” shënoi dy herë Koopmeiners, ndwrsa kapiteni “Kuqezi” shërbeu asistin për golin që vulosi rezultatin.

Natyrisht, Gjimshiti e pati edhe të vështirë, ashtu si gjithë mbrojtja e Atalanta, kur Juventus përmbysi shifrat në 2-1 me rrjetat e Cambiaso dhe Milik, por ekipi mik u mbajt dhe shpresat për në Champions ende nuk janë shuar,

Fat i kundërt për mbrojtësin tjetër të Shqipërisë, Ardian Ismajlin. Pasi luajti shumë mirë për 40 minuta, futbollisti 27-vjeçar nga Kosova ndaloi disa herë lojtarët e Milan, ndonëse Empoli në fund humbi. Pikërisht në aksionin e golit të vendasve, Ismajli pati një dëmtim dhe kërkoi zëvendësim.

Ai doli dhe u duk se kishte një problem në muskujt e këmbës, ndërsa duhen pritur analizat mjekësore për të kuptuar gjendjen. Vlen të theksohet se Ismajli u dëmtua në fund të shtatorit, në ndeshjen në Empoli ndaj Inter, dhe pati shqetësime fizike për rreth një muaj.

Next Post

Xavi e vlerëson ndeshje të sezonit atë me Napolin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.