• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, November 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjimshiti flet para finales së Europa League: Nuk i frikësohemi Leverkusenit, e kam ëndërruar si fëmijë

21/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në prag të ndeshjes finale të UEFA Europa League, në konferencën për shtyp krah trajnerit Gasperini ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti.

31-vjeçari u shpreh se Atalanta e meritoi të ishte këtu dhe se të gjithë janë gati për të shkruar historinë ndaj Bayer Leverkusen.

“Këto janë emocione shumë të bukura, ne jemi të lumtur që kemi arritur deri këtu, pasi e kemi merituar. Nuk ndodh çdo ditë të luash të tilla finale dhe kjo ka qenë një ëndërr që kur kam qenë fëmijë. Nesër fusha do të ketë rëndësi. Të gjithë jemi gati për këtë betejë dhe duam të fitojmë dhe të shkruajmë historinë” – tha fillimisht mbrojtësi “kuqezi”.

Më pas, Gjimshiti u pyet mbi mungesën e De Roon, teksa konfirmoi se mund të jetë ai kapiteni i skuadrës.

“Padiskutim që është një mungesë e rëndësishme ajo e De Roon. Por, gjithçka do të varet nga ne, për mënyrën se si do të luajmë. Unë kapiten? Ka mundësi, por kjo nuk ka shumë rëndësi për ne, këtu jemi të gjithë, ne luajmë së bashku dhe fitojmë së bashku” – tha ai.

Në fund, Gjimshiti theksoi se e respektojnë në maksimum Bayer Leverkusen-in dhe pret një ndeshje shumë të luftuar.

“Nuk ka nevojë për shumë fjalë, ata nuk kanë humbur asnjë ndeshje dhe me meritë e fituan Bundesliga-n. Ata janë një ekip i madh, me një skuadër shumë kompakte dhe shumë të fortë. Ne jemi përballur me Leverkusen dy vite më parë dhe besoj se edhe ata kanë pikat e tyre të dobëta. Natyrisht, e thash edhe pak më sipër se gjithçka nis dhe varet nga ne, nuk duhet të gabojmë, duhet të jemi të përqendruar maksimalisht dhe të shfrytëzojmë gjithçka sepse jemi në finale”– përfundoi Berat Gjimshiti.

Next Post

Bajerni vazhdon të kërkojë trajner, kandidati kryesor sapo ra nga kategoria

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.