Ndeshjen numër 200 e festoi siç duhet. Ishte pikërisht 11 nëntori, si sot dy vjet më parë, kur kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, festoi me gol ndeshjen numër 200 për Atalantën.
Rrjeta e tij siguroi fitoren 1-0 në fushën e Shturmit të Gracit në Ligën e Europës, e madje kualifikimin për në raundin e dytë.
Këto ditë, Gjimshiti u nderua nga klubi bergamask për ndeshjen numër 300, ndërsa historia e tij e suksesit vazhdon.
Vetë presidenti Perkasi u ndodh krah qendërmbrojtësit në stadiumin e qytetit, me fanelën kushtuar kësaj arritjeje.
Këtë herë, futbollisti kuqezi nuk mundi të festonte me gol, ndërsa Atalanta u mund 3-0 nga Sasuolo në shtëpi në Serinë A, ndërsa mesjavën e kaluar fitoi 1-0 në Marsejë në Champions.
Në 300 ndeshje gjithsej për bergamaskët, Gjimshiti ka shënuar 10 gola e ka shërbyer 11 asiste, ndërsa objektivi i tij i madh është që të bëhet lojtari shqiptar me më shumë paraqitje në Serinë A.
Këtë rekord për momentin e mban Elseid Hysaj me 306 ndeshje, dhe kapitenit të kombëtares i duhen edhe dy sezone pasi ndodhet në kuotën 260, që e arriti pikërisht kundër Sasuolos.
Ndoshta do të qendrojë aq gjatë tek Atalanta sa për t’ia dalë.


