• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjimshiti kërkohet në Katar, vjen oferta e majme për kapitenin kuqezi

25/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Atalanta mund të humbasë kapitenin Berat Gjimshiti gjatë merkatos së kësaj vere. Media italian raporton se në dyert e klubit nga Bergamo kanë trokitur përfaqësuesit e skuadrës Al-Rayyan nga Katari.

Një situatë ende në progres e që mund të sjellë zhvillime të reja në ditët në vazhdim. Tani për tani jemi vetëm në fazat e para të një negocimi që ende duhet të fillojë, sepse për momentin bëhet fjalë vetëm për kontaktet e para. Mediat theksojnë se ndoshta për 15 milionë euro ky transferim edhe mund të realizohet, ndonëse nuk harrohet të shtohet se vendimtar do të jetë vullneti u vetë lojtarit.

Si klubi i Atalantës ashtu edhe lojtari shqiptar po bëjnë llogaritë nëse kjo lëvizje është e leverdishme për të dyja palët.

Pjesë e Atalantës që nga viti 2016 (me një përvojë tek Avellino në sezonin 2017-18), Gjimshiti krenohet me 240 ndeshje me fanellën e zikaltërve, 8 gola dhe 8 asistime për një total prej 18,873 minutash të luajtura. Gjatë këtij sezoni, kapiteni i Shqipërisë luajti 54 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar një gol 1 gol, plus 1 asistim.

Next Post

Ederson kërkon të largohet nga City, ja arsyeja

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.