Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti ka reaguar një ditë pas humbjes së Atalantas në shtëpi nga Interi në kuadër të kampionatit italian.
Atalanta u mposht 1:0 nga Interi dhe Gjimshiti me anë të një postimi u ka kërkuar falje tifozëve dhe bashkëlojtarëve të klubit.
Në fakt, gabimi i Gjimshitit i dhuroi Interit golin e fitores, të cilin e realizoi sulmuesi Lautaro Martinez në minutën e 65-të të takimit.
Gjimshiti ishte i pazëvendësueshëm tek Atalanta, duke regjistruar paraqitjen e tij të 14-të këtë sezon në Serie A.
“Më vjen keq për shokët e mi të ekipit dhe tifozët që bëra atë gabim që ndryshoi lojën. Forca Atalanta gjithmonë”, ka shkruar Gjimshiti në Instagram.
Ndërkohë, trajneri i Atalantas, Raffaele Palladinopas ndeshjes nuk e ka fajësuar aspak Gjimshitin, duke thënë se këto janë situata që ndodhin dhe për këtë arsye e ka përfaqsuar futbollistin shqiptar.

