Wednesday, 5. August 2026
Sport

Gjimshiti kërkon transferimin në Arabi, Atalanta e shet për jo më pak se 3 mln €

GS 05/08/2026 1 Min. Lesezeit

Pas 334 prezencash gjatë një dekade në Bergamo, Berat Gjimshiti është gati të largohet nga Atalanta.

Mbrojtësi shqiptar ka gjetur akordin me klubin saudit Al-Diriyah, i cili i ka ofruar një kontratë 2-vjeçare.

Tani është radha e klubit italian për  të gjetur gjuhën e përbashkët me ekipin në fjalë, i cili pritet që të shpenzojë jo më pak se tre milionë euro për të finalizuar transferimin.

Një sinjal të fortë në këtë drejtim ka dhënë edhe vetë lojtari, i cili në stërvitjen e fundit nuk është stërvitur me grupin. A.V.

Teilen: