Wednesday, 21. January 2026
Sport

Gjimshiti me Atalantën fitojnë bindshëm ndaj Sassuolos së Bajramit 

GS 17/02/2024 1 Min. Lesezeit

Sassuolo nuk i ka rezistuar dot Atalantës në Bergamo, duke pësuar humbje me rezultat 3:0 në takimin e javës së 25-të në Serie A.

Nedim Bajrami ka luajtur nga minuta e parë për Sassuolon sikur edhe Berat Gjimshiti për Atalantën.

Bajrami është zëvendësuar në minutën e 60-të.

Futbollisti Pinamonti i Sassuolos, ka shpërdoruar rastin më të mirë, duke dështuar nga penaltia në minutën e 45+6.

Atalanta ka treguar lojë të mirë duke arkëtuar tre pikë.

Pasalic (22′), Koopmeiners (58′) e Bakker (75′) shënuan për fitoren bindëse.  

Atalanta është në vend të 4-të me 45 pikë e Sassuolo në të 17-tin me 20 sosh.

Teilen: