Wednesday, 1. April 2026
Sport

Gjimshiti me një rekord tjetër te Atalanta

GS 01/04/2026 1 Min. Lesezeit

Pasi ndeshjeve të Kombëtares së Shqipërisë me Poloninë dhe Ukrainën, mbrojtësi Berat Gjimshiti rikthehet tek Atalanta këtë vikend në fushë.

Sipas mediumeve italiane, Gjimshiti do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Lecces që Atalanta e luan në udhëtim, të hënën në kuadër të xhiros së 27-të në Serie A.

E pikërisht kjo ndeshje do të jetë e veçantë për Gjimshitin, i cili do të vendos një rekord tjetër të shkëlqyer me klubin italian.

Ndaj Lecces, Gjimshiti do ta bëjë paraqitjen e tij të 327-të me fanellën e klubit nga Bergamo, duke u bërë lojtari i katërt me më së shumti ndeshje tek Atalanta.

Këtë sezonn, Gjimshiti ka regjistruar 39 paraqitje deri më tani në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar 1 gol në kuadër të Kupës së Italisë.

33-vjeçari së shpejti pritet ta rinovojë kontratën me Atalantan, e cila i skadon në fund të sezonit aktual.

Teilen: