Thursday, 2. April 2026
Sport

Gjimshiti mund të kthehet ndaj Interit

GS 25/12/2025 1 Min. Lesezeit

Berat Gjimshiti mund të jetë i gatshëm për ndeshjen që Atalanta e luan kundër Interit këtë javë, kanë raportuar mediumet italiane.

Bëhet e ditur se tek Atalanta ka optimizëm se Gjimshiti mund të luaj në këtë përballje, e cila zhvillohet të dielën mbrëma në kuadër të xhiros së 16-të në Serie A.

Gjimshiti i mungoi Atalantas në ndeshjen e fundit kundër Genoas për shkak të lëndimit të muskulit dhe ishte parashikuar që të mungonte edhe kundër Interit por thuhet se trajneri Raffaelle Palladino llogarit në të.

32-vjeçari këtë sezon ka 21 paraqitje dhe 1 gol të shënuar për Atalantan në të gjitha garat.

Teilen: