Tuesday, 11. August 2026
Sport

Gjimshiti ndalet në stërvitje, kapiteni rrezikon ndeshjen me Ukrainën

GS 03/09/2024 1 Min. Lesezeit

Lajm i keq për kombëtaren shqiptare, por edhe për Atalantën, e cila si të gjitha klubet po e ndjek me frikë pushimin për ndeshjet e kombëtares. Mbrojtësi i kombëtares kuqezi Berat Gjimshiti ka pasur një shqetësim muskulor në seancën e parë stërvitore me Shqipërinë.

Mbetet për t’u kuptuar se sa shqetësues është ky problem: Shqipëria do të luajë në Ligën e Kombeve më 7 shtator në Pragë kundër Ukrainës dhe më pas në 10 shtator në Tiranë kundër Gjeorgjisë.

Duket e vështirë që Gjimshiti të luajë të paktën në ndeshjen e parë, edhe nëse për momentin Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka njoftuar zyrtarisht në lidhje me këtë dëmtim. Adrian Bajrami pritet të grumbullohet në kombëtare për të zëvendësuar kapitenin Gjimshiti.

Teilen: