Pak javë para grumbullimit të Kombëtares së Shqipërisë, selektori Sylvinho mund të ketë probleme të mëdha me lëndimet e lojtarëve.
Së fundmi, është lënduar edhe kapiteni Berat Gjimshiti dhe nuk dihet se sa do të qëndroj jashtë fushe pasi ende nuk e ka bërë ekzaminimin.
Gjimshiti u dëmtua në ndeshjen e fundit të Atalantas, ekip që triumfoi 5:0 ndaj Empolit në kuadër të kampionatit italian.
Gjimshiti ishte titullar dhe asistoi në golin e dytë të Atalantas, përpara se të largohet nga fusha në pjesën e dytë.
Thuhet se Gjimshiti ka dëmtuar nyjën e këmbës dhe bëhet fjalë për një lëndim paksa më serioz, i cili mund ta mbajë jashtë fushës për disa javë.
Po ashtu, krahas Gjimshitit, Shqipërisë për duelet e marsit mund ti mungoj edhe Ardian Ismajli që është i lënduar dhe nuk dihet kur do të jetë i gatshëm për lojë.
Shqipëria në muajin mars do ta ketë grumbullimin e parë për këtë vit, pasi do ta filloj rrugëtimin në kualifikimet për Botërorin 2026.
Më 21 mars, Shqipëria luan në udhëtim kundër Anglisë kurse tri ditë më vonë e pret në shtëpi Andorrën, ndeshje këto që i takojnë Grupit K të kualifikimeve për Botërorin e vitit të ardhshëm.