• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjimshiti në fushë, Atalanta “fundos” Romën

02/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ishte në dyshim, duke pasur parasysh problemin e kyçit të këmbës i cili nuk është rikuperuar 100%. E megjithatë, Berat Gjimshiti është rikthyer në fushën e lojës, duke u aktivizuar në minutën e 84-ët në vend të  Kossounou për të shijuar një mbrëmje të madhe, fitoren në Olimpico kundër Romës, e teta radhazi në Serinë A.

Atalanta mundi Romën 2-0 në Olimpico në ndeshjen e javës së 14-të të Serisë A dhe arriti fitoren e tetë radhazi në kampionat, duke mbetur -1 pas liderit Napoli. Skuadra e Gasperinit vuajti për një kohë të gjatë përballë verdhekuqve, por rezistoi deri në minutën e 69-të, kur një goditje nga jashtë nga De Roon gjeti devijimin e rastësishëm të Celik dhe përfundoi në rrjetë.

Golin e dytë e shënoi ish-i Zaniolo në minutën e 89-të, edhe në këtë rast falë një devijimi. Për Ranierin ngushëllimi i një paraqitjeje tjetër të mirë pas asaj në Londër ndaj Tottenhamit, por edhe disfatës së dytë në kampionat në po aq ndeshje nën drejtimin e tij, që e lë skuadrën me vetëm dy pikë diferencë me zonën e rënies.

Next Post

Flick jep lajmin e mirë rreth Araujos

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.