Mbrojtësi Berat Gjimshiti nuk po mendon për titullin e kampionit në Serie A, pasi insiston se gjëja më e rëndësishme është që Atalanta të vazhdoj me fitore deri në fund të sezonit.
Atalanta ka befasuar të gjithë në Itali, pasi prinë në tabelë me 40 pikë, dy më shumë se Napoli që renditet i dyti pas 17-të ndeshjeve të luajtura.
Gjimshiti insiston se është herët të flitet për titullin e kampionit duke pasur parasysh se deri në fund të sezonit ka edhe shumë ndeshje.
Sipas tij, tek Atalanta jo vetëm që nuk po mendojnë për titull por nuk shikojnë as rezultatet e Napolit dhe Interit, ekip që renditet i treti në tabelë me 37 pikë.
“Ne mendojmë vetëm për veten, i shikojmë ndeshjet tona dhe shkojmë hap pas hapi. Është herët të flitet për diçka tjetër dhe për këtë arsye mendojmë vetëm ti fitojmë ndeshjet që i kemi”, është shprehur Gjimshiti.
31-vjeçari këtë sezon ka regjistruar 22 ndeshje në të gjitha garat për Atalantan, ku 15 prej tyre i ka në kampionat.