• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjimshiti rrezikon Kombëtaren/ Atalanta nuk e fut në listën e ndeshjes në Serinë A

05/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Me shumë mundësi, e kemi humbur edhe këtë herë.

Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares shqiptare, pritet të mos jetë I gatshëm për grumbullim për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve.

Mbrojtësi I qendrës duket se ende nuk e ka kaluar plotësisht dëmtimin e pësuar në mesjavë, dhe Atalanta nuk e përfshiu në skuadër për ndeshjen e kësaj të shtune ndaj Xhenoas në Serinë A.

Trajneri Gasperini vendosi të mos rrezikonte.

Kjo do të thotë se shanset e Gjimshitit për t’u bashkuar me kuqezinjtë janë të pakta, pasi edhe trajneri Silvinjo pohoi se lojtari do të vinte nëse do të ishte gati për ndeshjen e radhës.

Tashmë, mbetet që dy stafet mjekësore të bisedojnë dhe të gjejnë një akord.

Gjimshiti u dëmtua në përballjen e Championsit, që Atalanta e fitoi 3-0 ndaj Shahtarit të Donjeckut në Gjermani, dhe në të cilën ai realizoi golin e parë.

Futbollisti 30-vjeçar nuk ishte në dispozicion as në dy sfidat e shtatorit në Ligën e Kombeve, fituar 2-1 në Pragë ndaj Ukrainës, dhe humbur 0-1 në “Arenën Air Albania” kundër Gjeorgjisë.

Kombëtarja luan në 11 tetor në Çeki dhe në 14 të po këtij muaji në fushën e Gjeorgjisë, duele që do të përcaktojnë fatin tonë në grupin e Nivelit B të këtij konkurrimi.

Next Post

Dështim tek United, Joshua Zirkzee pritet të rikthehet në Serie A

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.