Saturday, 16. May 2026
Sport

Gjimshiti shënon autogol, Interi i Asllanit e deklason Atalantën

GS 30/08/2024 1 Min. Lesezeit

Interi ka treguar fuqinë e kampionit të Italisë duke e deklasuar me rezultat 4:0 Atalantën, në takimin e javës së 3-të në Serie A.

Berat Gjimshiti ka qenë i pafat sonte duke shënuar autogol në minutën e 3-të.

Futbollistët Barella (10′) dhe Thuram (47′)  e 56′) realizuan për 4:0.

Gjimshiti u paraqit titullar për Atalantën dhe Kristjan Asllani nga minuta e 61-të për Interin.

ZIkaltrit kryesojnë me 7 pikë e Atalanta renditet në vend të 11-të me 3 sosh.

Teilen: