Monday, 30. March 2026
Sport

Gjimshiti shkon te klubi legjendar turk?

GS 27/08/2023 1 Min. Lesezeit

Nga 2018 pjesë e pandarë Atalanta-s, prej vitesh titullar fiks në skemat e Gasperinit.

Berat Gjimshiti është një nga qendërmbrojtësit më të vlerësuar në Serie A, ndërsa thuajse në çdo sesion të merkatos emri i tij është lakuar dhe lakohet shpesh në klube të ndryshme.

Së fundmi, në “gjurmët” e yllit kuqezi është futur Beshiktash. Gjigandi turk kërkon të përforcojë repartin mbrojtës dhe Gjimshiti duket profili ideal për trajnerin Gynesh.

Sipas beIN Sports, përfaqësues të Beshiktash kanë vendosur kontaktet e para me klubin e Atalantas, por dhe me lojtarin.

Kartoni i mbrojtësit shqiptar, sipas Transfermarkt vlerësohet me 10 milionë euro.

Teilen: