Sunday, 24. May 2026
Sport

Gjimshiti spikat duke lënë pas shqetësimet, por Atalanta zhgënjen kundër skuadrës që kërkon mbijetesën

GS 01/03/2025 1 Min. Lesezeit

Atalanta ka barazuar pa gola në shtëpi përballë Venecias. Një rezultat mëse zhgënjys për skuadrën e Gjimshitit, që kishte mundësinë të afrohej me kreun.

Screenshot 2025-03-01 170529

Lajm pozitiv është që Gjimshiti e luajti të plotë këtë takim. Për më tepër mori një vlerësim 7.4 nga “Sofascore”.

Kujtojmë se ndaj Empolit doli duke çaluar duke shqetësuar për një dëmtim. Venecia i befasoi në javën e 27-të. Pika për Venecian ka mjaft vlerë, pasi po luftohet për mbijetesë.

Atalanta mban vendin e tretë me 2 pikë më pak se kryesuesit e Interit, që përballen sot me Napolin.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: