Friday, 24. April 2026
Sport

Gjithçka e kryer midis Kompani dhe Bajern Mynihut, klubi bavaraz paguan klauzolën e lirimit të belgut

GS 26/05/2024 1 Min. Lesezeit

Vincent Kompani do të zëvendësojë Tomas Tuhelin në stolin e Bajern Mynihut. Negociatat mes klubit gjerman dhe Bërnlejt nisën zyrtarisht pak ditë më parë për lirimin e ish-mbrojtësit belg, i cili ka kontratë deri në vitin 2028 me anglezët.

KOMPANI

Prandaj bavarezët do të duhet të paguajnë paratë nga klauzola në arkën e klubit anglez për të nënshkruar me Kompani. Një klauzolë që arrin në 12 milionë euro, e cila megjithatë nuk e hodhi në erë (dhe nuk do) marrëveshjen.

Siç raporton Fabrizio Romano në “X”, gjithçka është gati për mbylljen e operacionit. Bajern Mynihu i ka gati të gjitha dokumentet, tashmë e vetmja gjë që mungon është firma e trajnerit belg. Bërnlej do të marrë 12 milionë eurot dhe dritë jeshile kanë dhënë edhe nga avokatët e Kompanis. Javën e ardhshme do të shpallet një marrëveshje tre-vjeçare mes palëve, me kontratën që skadon në qershor 2027.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

Teilen: