Saturday, 28. March 2026
Sport

“Gjithçka është e mundur”, The Guardian artikull për “Hirushen” Kosovë

GS 28/03/2026 3 Min. Lesezeit

Arritjet e Kosovës në fushën e futbollit kanë ndihmuar “dardanët” që të njihen në të gjithë botën. Madje në Angli historinë e të besuarve të Fodës e konsiderojnë si një “përrallë”.

Në reportazhin e saj “The Guardian”, e ndihmuar nga një “udhërrëfyes” si Elbasan Rashani, vlerëson formacionin dardan për lojën e treguar në Bratislavë si dhe grintën e madhe të lojtarëve. Gazeta e njohur britanike thekson se arritjet e mëdha në fushë marrin edhe më shumë vlerë nëse shikohet numri i vogël i popullësisë të vendit në fjalë.

“Kosova e vogël është vetëm një ndeshje larg pjesëmarrjes së tyre të parë në finalet e një Botërori. Vendi i tyre është caktuar tashmë pasi nëse kalojnë Turqinë do të jenë pjesë e Grupit D së bashku me Australinë, Paraguain dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruhet në artikull.

Një tjetër aspekt i prekur në këtë artikull është edhe historia e vështirë e shtetit më të ri të Balllkanit. “Në atë vend konflikti nuk harrohet lehtë. Jo shumë larg stadiumit ku do të luhet ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë, NATO bombardoi rrajonin e Policisë në vitet e luftës 1998-99. Në veri të vendit tensioni mbizotëron ende me fqinjen, Serbinë”, shkruhej në artikull.

Për një vend si Kosova, futbolli është diçka më shumë. “Ne jemi bërë simboli i shprehjes se gjithçka është e mundur”, tregon për “The Guardian”, sulmuesi i krahut i Melbourne City, Elbasan Rashani. “Ne u kemi treguar njerëzve në Kosovë se ka edhe rrugë të tjera për të na njohur si shtet”, vazhdoi lojtari, i cili ka luajtur 29 ndeshje me Kosovën mes viteve 2016-2024.

Rashani ishte një “guidë” për “The Guardian”. Në artikull ai tregon se vetëm pak vite më parë kombëtarja e re nisi gjithçka nga zero. “Mbaj mend komisarin teknik të parë të ekipit, Albert Bunjaki., i cili në atë kohë me makinën e tij personale bëri xhiron e Europës për të parë lojtarët nga afër. Ai na takoi duke në bindur me projektin që kishte në mendje. Që në atë kohë bëhej fjalë për diçka speciale”, tha Rashani, i cili ka lindur në Suedi dhe u rrit në Norvegji pasi familja e tij u largua nga Kosova në 1992-in për shkak të luftës.

/rtsh.al/

Teilen: