Saturday, 3. October 2026
Sport

Gjithçka gati në “Fadil Vokrri” për duelin Kosovë – Austri

GS 03/10/2026 1 Min. Lesezeit

Një ditë para përballjes mes Kosovës dhe Austrisë, gjithçka është bërë gati në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar fotografi nga stadiumi, duke treguar përgatitjet para ndeshjes që pritet të zhvillohet në atmosferën e krijuar nga tifozët, transmeton lajmi.net.

“Shtëpia e Dardanëve pritet të jehojë nga zëri i tifozëve!”, ka shkruar FFK-ja në postimin e saj.

Federata ka bërë thirrje për përkrahje të Përfaqësueses së Kosovës në këtë përballje, duke e mbyllur mesazhin me sloganin: “Forca Dardanë!”./lajmi.net/

Teilen: