Leon Gorecka e konsideroi të çuditshme humbjen e Bajernit kundër Bohumit, aq sa e përkufizoi film “horror”.
“Gjithçka po shkon keq për ne. Të gjithë jemi dëshmitarë se me çfarë qartësie u prezantua ekipi në fushë. Provuam gjithçka për të marrë fitoren, por mbase nuk ishte e thënë. Vështirë t’i jap përgjigje se kush ishte fajtori. E konsideroj film ‘horror’. Reflektimi para porte do të na e bëjë më të lehtë vazhdimësinë. Pashë grintën dhe energjinë e duhur në grup, ndryshe nga dy përballjet pararendëse”, e mbylli Gorecka.
Vlen të ceket se Joshua Kimish pati një debat të nxehtë, gati në përplasje fizike me ndihmësin e Tomas Tuhel, Solt Lov, por nuk ka detaje konkrete se nga buruan “shkëndijat” e këtij debati mes tyre.
PANORAMASPORT.AL