• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjithçka zyrtare, Tajon Buchanan firmon deri në 2028-ën me “Zikaltërit” e Inter

04/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tashmë gjithçka është zyrtare, “pistoni” kanadez i krahut të djathtë të fushës, Tajon Buchanan është futbollisti më i ri i “Zikaltërve” të Inter, me anësorin, që zbarkuar në Milano, mesditën e kësaj të enjteje, ku fillimisht kaloi me sukses testet mjekësore e më pas firmosi me nënkampionët e Evropës, një kontratë 4.5-vjeçare, nga e cila do të paguahet plot 1.5 milionë euro në sezon.

Për kartonin e Buchanan, “Zikaltërit” derdhën fillimisht 7 milionë euro në arkat e “gjigantëve” belg, të Club Brugge, si dhe do të paguajnë 3 milionë euro të tjera, në formë bonusi, për kartonin e 25-vjeçarit, me këtë të fundit, që do të jetë gati për teknikun Simone Inzaghi, vetëm pas përballjes ndaj Verona.

Me transferimin e Tajon Buchanan, tashmë “Zikaltërit” e Inter kompletojnë krahun e djathtë të mesfushës, që kishte mbetur i mangët në numra pas dëmtimit të anësorit kolumbian, Juan Cuadrado, me “yllin” kanadez, që ndryshe nga “veterani” pritet të sjellë më shumë shpejtësi dhe cilësi teknike te nënkampionët e Evropës. /i.m /abcnews.al

Next Post

Rinovon me tre lojtarë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.