Thursday, 23. April 2026
Sport

“Gjithmonë kam dashur ta shoh me fanellën e Realit” – Makelele me fjalë të mëdha për yllin e PSG-së

GS 26/10/2025 2 Min. Lesezeit

Ish-mesfushori francez Claude Makelele ka deklaruar se do të kishte dashur që Real Madridi ta kishte nënshkruar mbrojtësin e Paris Saint-Germain, Marquinhos.

52-vjeçari ka folur fjalë të mëdha për kapitenin e parisienëve, derisa ka thënë se do të donte ta shihte atë duke luajtur në Santiago Bernabeu.

“Gjithmonë kam dashur ta shoh Marquinhos te Real Madridi. E dua këtë djalë. Kam punuar me të te PSG, me Ancelottin. Cilësia e tij, puna e tij, pasioni i tij, durimi i tij… Ai është përmirësuar shumë, shumë”, tha Makelele.

Teilen: