Mario Baloteli ka qenë gjithmonë një rival i Juventusit në karrierën e tij, duke veshur fanellën e skuadrave si Inter e Milan. Por edhe ai e pranon se nuk i pëlqen që të shohë Juventusin që të vuajë siç po bën aktualisht klubi bardhezi. Në një intervistë për TV Play, ai ka theksuar se loja nuk po ecën siç duhet dhe kjo ka bërë edhe që Vlahoviç të mos shfaqet në nivelet e kërkuara.
“Të shohësh Juventusin kështu të dhemb në zemër. Të jesh kaq në vështirësi të dhemb. Për Sheznjin them se goli i parë i pësuar ndaj Sasuolos është një gabim por gjuajtje të tilla është e vështirë t’i arrish. Nëse i nënvlerëson, pëson gol. Lauriente ka goditur me të vërtetë mirë, topi shkon lart, pastaj poshtë… Nuk është aq e thjeshtë. Mund të bënte më shumë, sigurisht, por nuk duhet masakruar.
Vlahoviç? Është shumë i fortë, ka egërsi dhe nuhatjen e golit. Nuk po bën diferencën pasi është skuadra që nuk po ecën. Treçereku i Serisë A nuk është i denjë për Serinë A. Por Vlahoviç është lojtar i denjë për Juventusin. Ai gjendet në një situatë të vështirë. Ronaldo dhe Mesi janë të dy lojtarët e vetëm të cilët në një situatë komplekse si ajo që po kalon Juventusi, mund të bëjnë diferencën”, tha Baloteli.
PANORAMASPORT.AL