Në Buenos Aires, një gjykatë ka urdhëruar sekuestrimin e pasurisë me vlerë 1.34 milionë dollarë ndaj avokatit Matías Morla, dy motrave të Diego Maradonas (Rita dhe Claudia) dhe tre personave të tjerë, si pjesë e një hetimi për menaxhim mashtrues të markës së legjendës së futbollit.
Nga hetimet është dalë në konkuzionin se Morla dhe ndihmësit e tij kanë përdorur markën dhe asetet e Maradonës në një mënyrë që nuk i përkiste asaj që trashëgimtarët besojnë se duhej të ishin pronë e tyre, që në momentin e vdekjes së futbollistit, në vitin 2020.
Trashëgimtarët – vajzat e Maradonës, Dalma dhe Giannina – kanë pretendimin se pasuritë dhe kompanitë që lidhen me markën e babait të tyre duhej t’i kalonin atyre pas vdekjes. Gjykata ka vendosur se asetet e sekuestruara “duhet menjëherë të kalojnë te trashëgimtarët”.
Hetimi ka marrë përmasa edhe më të gjera, duke përfshirë korrigjime bashkëpunimi me noterë dhe aktorë të tjerë, të cilët dyshohen si bashkëpunëtorë në këtë menaxhim që po hetohet si i parregullt ligjërisht.