• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjobë rekord

15/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një gjobë rekord është vendosur ndaj klubit Koln, që e ka pësuar për shkak të spektaklit piroteknik të ultrasve në derbin me M’Gladbach. I luajtur në datën 22 tetor, dhe i fituar 3-1 nga Koln.

Tifozët vendas dhuruan “show” përpara nisjes së derbit të zjarrtë. Për disa minuta stadiumi dhe fusha u mbuluan nga tymueset, flakadanët dhe mjetet e tjera piroteknike.

Fillimi i ndeshjes u shty për disa minuta për shkak të tymit të madh, teksa veprimi i ultrasve të Kolnit nuk u prit aspak mirë nga autoritetet gjermane.

Pas rreth 2 muajsh nga derbi, Komiteti i Kontrollit në Federatën Gjermane të Futbollit (DFB) ka gjobitur Koln për përdorimin e fishekzjarrëve me 595 mijë euro!

Kurrë më parë një klub profesionist gjerman nuk ka marrë një gjobë kaq të lartë për probleme të shkaktuara nga tifozët e tij. Nga kjo shumë, 198,000 euro do të investohen në masat e sigurisë apo parandalimin e dhunës.

“Përdorimi i mjeteve piroteknike është pjesë e futbollit dhe kulturës së tifozëve.

Por nuk ka nevojë të kalohet asnjë vijë e kuqe. Konkretisht, siguria e spektatorëve duhet të garantohet gjithmonë.

Dhe nuk duhet të ketë pasoja në zhvillimin e ngjarjeve sportive. Këto kufij u tejkaluan qartë kundër Gladbach. Kjo rezulton edhe në dëme të mëdha financiare.

Një gjobë kaq e madhe na godet shumë rëndë në rrugën tonë drejt rimëkëmbjes sa më të shpejtë ekonomike”, lexohet në komunikatën e klubit të Bundesligës.

Next Post

Shiten 6 fanellat e Mesit të veshura në Botëror, “pleshti” nuk arrin të thyejë “rekordin” e Majkëll Xhordanit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.