Tenisti serb, Novak Gjokoviq, ka reaguar në “Instagram” për serbët e vrarë në Kosovë para disa ditësh.
Zyrtarisht në Veri të Kosovës janë vrarë tre terrosirisë serbë, të cilët e sulmuan Policinë e Kosovës.
Gjokoviq ka publikuar një foto të bërë para kishës së Shën Savës, ku janë ndezur qirinj për prehjen e shpirtrave të serbëve të vrarë mbrëmjen e së mërkurës.
“Çdo serbi i dhemb shpirti”, shkruhet në foton e shpërndarë nga Novak, shkruan Lajmi.net.
Pranë kishës së Shën Savës u mblodhën edhe grupet e tifozëve (Delije, Grobari, Taurunum boysi, Plava Unija) të cilët u bënë nderime viktimave. /Lajmi.net